Presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’u drejtohet qytetarëve të vendit të tij me një fjalim të martën për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 si dhe për programin e tij për reformë ekonomike, njoftoi qeveria franceze.
“Epidemia po merr shpejtësi përsëri në Evropë, Evropa prapë është bërë epiqendra e epidemisë”, tha para gazetarëve zëdhënësi qeveritar, Gabriel Attal.
Numri mesatar javor i rasteve ditore me Covid-19 tash ka shkuar në 6.200 nga më pak se 4.200 sa ishte në fillim të tetorit, shkruan France24, transmeton Gazeta Express.
Attal tha se Macroni do ta rishikojë gjendjen me Covid-19 dhe gjithashtu do të flasë edhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, programit qeveritar për reforma dhe për çështje të tjera. Zyra e Macronit njoftoi se fjalimi do të publikohet të martën.
Në fjalimin e fundit të rëndësishëm të transmetuar në televizion, që ishte publikuar më 12 korrik, në fillimin e valës së katërt të infeksioneve, presidenti francez kishte njoftuar se vaksnimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë punëtorët shëndetësorë.
Të mërkurën, qeveria than se përdorimi i maskave do të jetë përsëri i detyrueshëm nga java e ardhshme për nxënësit në 39 distrikte, ku shkalla e infeksioneve është e lartë.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?