“Ekziston dyanshmëri ruse…një formë e gënjeshtrave të vazhdueshme”, tha Jean-Marc Ayrault, dhe shtoi se “në njërën anë ata theksojnë se do të zhvillojmë negociata dhe ne zhvillojmë negociata për arritje të armëpushimit”, u tha sot ministri Ayrault gazetarëve në Bruksel, pas dështimit të bisedimeve gjatë fundjavës në Paris.
“Në anën tjetër, ata e vazhdojnë luftën, luftën totale, kjo është dëshirë për ta mbrojtur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe për të arritur rënie të Alepos”, tha ministri i jashtëm francez.
Duke ardhur në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, ai u tha gazetarëve se synimi i shpallur i Rusisë për marrjen në shënjestër të militantëve, është i rrejshëm, dhe prova qëndron në raportet se Shteti Islamik (IS) e ka rimarrë qytetin e lashtë, Palmyra në Siri, raporton Reuters.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare