Franca gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 60.486 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke shënuar rekord të infeksioneve të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend u rrit në mbi 1,66 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të vdekurve gjithashtu u rrit gjatë 24 orëve të fundit me 405 viktima të reja të raportuara, që është 38 më shumë se të enjten.
Gjithashtu u regjistruan 423 vdekje në shtëpi pleqsh nga e mërkura deri në të premten. Numri i përgjithshëm i viktimave tani qëndron në 39.865.
Siç njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, gjithsej 19.825 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë mbi 2.900 në kujdes intensiv.
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike ...
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...