Një tragjedi ka ndodhur sot në Isselburg të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën e më pas veten.
Vajza 14-vjeçare, kishte arritur të shpëtojë, pasi ishte fshehur. Një nga fqinjët, në një prononcim për “BBV-net.de” tregoj për problemet që kishin pasur çifti më herët.
“Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë, ”shpjegoi babai i një fqinji që kishte ardhur në Danziger Strasse pasi mori vesh për krimin.
Çifiti kosovar, tashmë të ndjerë, kanë edhe një vajzë që nuk jetonte në këtë shtëpi. /Express/
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një inspektor i IPK-s...
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...