Viti 2020 ka prodhuar shumë fotografi prekëse dhe të fuqishme.
Por një shkrepje e dy pinguinëve të ve që duken duke e ngushëlluar njëri-tjetrin në Australi është zgjedhur si fituese e Çmimit të Fotografisë Ocean nga revista Oceanographic, transmeton portali arbresh.info
Kjo foto është bërë nga Tobias Baumgaertner në Melburn.
Atij iu tha se dy pinguinët kishin humbur kohët e fundit partnerët e tyre dhe shpesh dukej se po e ngushëllonin njëri-tjetrin.
Fotografi gjerman fitoi çmimin Community Choice të revistës.
St Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinë zanash, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm (13 inç). Kolonia monitorohet nga vullnetarët./arbresh.info/

Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...