Të paktën dy persona, përfshirë një foshnjë njëvjeçare janë vrarë, dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të ri me dron rus në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës, njoftuan zyrtarët lokalë.
Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, trupi i foshnjës u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar. Një tjetër viktimë besohet të jetë një grua e re. Sulmi shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke përfshirë shembjen dhe djegien e disa ndërtesave banimi shumëkatëshe.
“Rusët po godasin qëllimisht objektet civile,” deklaroi Tkachenko, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore gjatë alarmit për sulme ajrore.
Alarmin për sulme ajrore u aktivizua gjatë gjithë natës në të gjitha rajonet e Ukrainës, ndërsa në orët e para të mëngjesit u dëgjuan shpërthime të fuqishme në disa pjesë të Kievit, përfshirë edhe qendrën e qytetit.
Sulmi vjen në një moment tensionesh, pasi presidenti rus Vladimir Putin ka ashpërsuar retorikën e tij kundër Perëndimit dhe ndihmës ushtarake për Ukrainën. Deri tani, ushtria ruse nuk ka dhënë asnjë koment mbi sulmet e fundit të raportuara./rtsh.al/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...