Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacion antiterrorist ajror në rajonet Sinxhar dhe Karaxhak në veri të Irakut, rajone këto të përdorura si baza nga terroristët e PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni është ndërmarrë kundër PKK/KCK/PYD/YPG-së dhe elementeve të tjera terroriste me qëllim mënjanimin e sulmeve terroriste ndaj popullatës dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Forcat turke kanë shënjestruar strehimore, bunkerë, tunele dhe depo të terroristëve, duke shfaqur kujdes maksimal për popullatën civile dhe mjedisin.
“Sikurse në të kaluarën, TSK ka vendosmërinë dhe vullnetin për t’i përmbushur detyrat me besim të palëkundur për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e shtetit dhe popullit tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...