Me kërkesë të qeverisë së Libisë dhe me qëllim për të siguruar kthimin e sigurt të civilëve në shtëpitë e tyre, Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë filluar pastrimin e eksplozivëve dhe minave të vendosura si kurthe nga militantët e liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar, gjatë tërheqjes nga vendbanimet civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Në detonimin e mjeteve shpërthyese pas çlirimit të vendbanimeve civile nga militantët e Haftarit po marrin pjesë ekspertë të forcave tokësore, detare dhe ajrore të Turqisë, forcat speciale dhe ekspertë të forcave nënujore, duke synuar sigurinë gjatë kthimit të civilëve në shtëpitë e tyre, thanë burimet e sigurisë.

Gjatë eliminimit të mjeteve shpërthyese, ekipet e TSK-së po përdorin veshje mbrojtëse, pajisje moderne, sisteme robotike, teknologji të prodhuara nga Turqia dhe përvoja teknike të terrenit.
Sipas qeverisë libiane, 27 civilë kanë humbur jetën dhe 40 janë plagosur deri më tani si pasojë e shpërthimit të minave të vendosura nga militantët e Haftarit gjatë tërheqjes nga vendbanimet civile.
Qeveria e Libisë e njohur nga OKB-ja ka qenë nën sulm nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019.

Së fundmi, ushtria libiane ka rimarrë nga forcat e Haftarit shumë rajone dhe pika strategjike të vendit.
Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i ish-udhëheqësit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate kanë dështuar për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...