Forcat turke dhe amerikane kanë kryer patrullimin e katërt të pavarur koordinues në zonën mes Munbixhit dhe zonën ku kryhet operacioni “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) theksohet se forcat e armatosura të Turqisë dhe SHBA-ve, sipas marrëveshjes së mëhershme, kryen patrullimin e katërt me radhë në Munbixh të Sirisë.
Forcat turke dhe forcat amerikane më 18 qershor nisën patrullimin e pavarur mes Munbixhit dhe zonës së çliruar në operacionin “Mburoja e Eufratit” në Siri.
Delegacione të Turqisë dhe SHBA-ve nga fundi i muajit maj në Ankara dakorduan projekt planin e zgjidhjes së rastit të Munbixhit, sipas të cilit në disa faza këtë rajon duhet ta braktisin terroristët, ndërsa banorët lokalë të marrin administrimin me mbështetje të forcave turke dhe amerikane.
Në fillim të muajit qershor në Washington u takuan shefat e diplomacisë turke dhe amerikane Mevlut Cavusoglu dhe Mike Pompeo dhe konfirmuan udhërrëfyesin për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Munbixh.
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...