Policia franceze ka rrethuar konsullatën iraniane në Paris pasi një burrë, i cili dyshohet se kishte veshur një jelek shpërthyes, hyri në ndërtesë.
Zona është e rrethuar, me njësi elitare policie në vend. Autoritetet i bëjnë thirrje publikut të shmangë zonën ndërsa hetojnë besueshmërinë e kërcënimit.
Shërbimi u ndërpre në një linjë metroje aty pranë për arsye sigurie, tha kompania e metrosë RATP.
Një zyrtar i policisë së Parisit tha se burri u pa duke hyrë në konsullatë, duke mbajtur atë që dukej të ishte një granatë dhe një jelek shpërthyes.
Gazeta Le Parisien duke iu referuar dëshmitarëve, tha se burri kishte tërhequr zvarrë flamujt në konsullatë dhe tha se donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij
Ishte e paqartë nëse incidenti kishte ndonjë lidhje me tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit.
Vetëm mëngjesin e sotëm Izraeli ndërmori një sulm me raketa mbi qytetin iranian të Isfahanit, por që Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tregoi se nuk kishte plane për hakmarrje./euronews.al
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë