Forcat ruse kanë vijuar me sulmet ajrore në qytetet binjake Sievierodonetsk dhe Lysychansk të shtunën, duke goditur një fabrikë kimike ku mbetën të bllokuar qindra civilë.
Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se forcat ruse sulmuan zonën industriale të Sievierodentsk dhe gjithashtu u përpoqën të hynin dhe të bllokonin Lysychansk.
“Kishte një sulm ajror në Lysychansk. Sievierodonetsk u godit nga artileria”, tha Gaidai në Telegram, duke shtuar se fabrika kimike Azot në Sievierodonetsk dhe fshatrat Synetsky dhe Pavlograd dhe të tjerë u bombarduan.
Ai nuk foli për viktima të mundshme në fabrikën kimike Azot.
Gaidai tha se 17 persona u evakuuan të premten nga Lysychansk nga oficerë policie, shpëtimtarë dhe vullnetarë.
Ukraina tha të premten se trupat e saj ishin urdhëruar të tërhiqeshin nga Sievierodentsk, një qytet kyç i fushëbetejës, pasi kishte mbetur shumë pak për t’u mbrojtur pas javësh luftimesh intensive. /abcnews.al
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...