Më shumë se 1,000 makina që transportonin ukrainas janë penguar të kalojnë në territorin e kontrolluar nga Ukrainas në Zaporizhzhia, sipas administratës ushtarake rajonale.
Administrata tha të premten se makina plot me njerëz që përpiqeshin të evakuoheshin ishin bllokuar në një pikë kontrolli rus në qytetin Vasylivka.
“Në Vasylivka, pushtuesit nuk kanë lejuar më shumë se 1000 makina të hyjnë në territorin e kontrolluar nga Ukraina për të katërtën ditë radhazi”, thuhet në deklaratw, duke shtuar se në makina ka gra dhe fëmijë dhe se shumica prej tyre nuk ka më para për ushqim dhe ujë.
Disa makina arritën të depërtojnë në qytetin e Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, të enjten. /abcnews.al/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...