Trupat ruse kanë marrë përkohësisht dy vendbanime të tjera në rajonin e Luhansk, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre në Lysychansk.
Zhcillimin e fundit e ka bërë me dije shefi i administratës ushtarake rajonale, Serhii Haidai.
Më 22 qershor, pushtuesit rusë pushtuan përkohësisht Loskutivka dhe Rai-Oleksandrivka në rajonin e Luhansk.
“Megjithatë, ne vazhdojmë të pengojmë rusët në Sievierodonetsk dhe Syrotyne, duke zmbrapsur sulmet nga Zolote dhe Vovchoyarivka. Pushtuesit po shkatërrojnë industrinë në Sievierodonetsk”, thuhet në deklaratë.
Lysychansk u bombardua disa herë më 22 qershor. Një shkollë e qytetit u dëmtua. Një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur në qytet./ abcnews.al
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...