Rusia lëshoi dhjetëra raketa dhe dronë në Ukrainë gjatë natës, njoftuan këtë të shtunë Forcat Ajrore të Ukrainës, pasi Kievi u kërkoi aleatëve të saj më shumë mjete për të siguruar mbrojtjen e saj ajrore.
“U krye një sulm ajror armik me gjithsej 40 pajisje”, 37 raketa dhe tre dronë, njoftoi Forca Ajrore, duke shtuar se ka shkatërruar tetë raketa.
“Më shumë se 20 makineri” nuk arritën të godasin objektivin e tyre pasi u devijuan nga kursi i tyre nga “kundërmasat elektronike“.
Nuk janë dhënë detaje mbi objektivat e sulmit.
Shumica e raketave të lëshuara gjatë natës ishin raketa balistike me shpejtësi të lartë, tha Forcat Ajrore. Këto raketa janë shumë më të vështira për t’u rrëzuar.
Mbrojtja ajrore rrëzoi raketat ruse në të paktën pesë rajone anembanë Ukrainës, sipas zyrtarëve lokalë në ato provinca.
Sipas policisë, mbetjet e raketës së rrëzuar kanë goditur shtëpi private dhe kanë dëmtuar ndërtesa./abcnews.al
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...