Një reaktor kërkimor bërthamor në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga granatimet ruse, sipas autoriteteve të cituara në një media ukrainase.
Kyiv Independent tha se për shkak të bombardimeve të vazhdueshme në zonë, në verilindje të vendit, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të vlerësojnë dëmet në vend.
Rusia është kritikuar vazhdimisht për shënjestrimin e centraleve bërthamore në Ukrainë, siç është centrali bërthamor Zhaporizhia në juglindje.
Edhe pse me rrezik, deri më tani nuk ka pasur asnjë lëshim të materialit radioaktiv nga këto hapësira.
Ndryshe, dëmtimi i centraleve bërthamore në Ukrainë është bërë një shqetësim i rregullt që nga fillimi i pushtimit rus.
Në fillim të këtij muaji, Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin në Çernobil kishte humbur.
Dhe bota i shpëtoi për pak një katastrofe bërthamore pasi Rusia sulmoi centralin më të madh bërthamor të Evropës.
Sulmi në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia, i cili shkaktoi një zjarr, tërhoqi dënimin e menjëhershëm nga udhëheqësit botërorë./arbresh.info/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...