Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin se “është përpjekur të godasë me makinë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Palestinezi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën në spital pasi forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj tij në afërsi të fshatit Idna në qytetin El-Halil (Hebron), njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës.
Ndërkaq, policia izraelite tha në një deklaratë se “palestinezi në fshatin Idna është përpjekur të përplasë me veturë policinë kufitare izraelite e cila merr masa të sigurisë në rajon”.
“Është hapur zjarr ndaj makinës së dyshuar, ndërsa nuk ka asnjë të plagosur në anën e forcave izraelite”, thuhet në deklaratën e policisë izraelite.
Forcat izraelite vazhdojnë të shkelin të drejtat e palestinezëve duke u justifikuar me “tentativa për sulme me thikë” ose “tentativa për përplasje me makinë”, ndërkohë që organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për ekzekutim jashtëgjyqësor të palestinezëve.
Rafuna: Nëse shtrenjtohet sërish çmimi i rrymës mund të mbyl...
Pas suksesit historik me Parisin, Enrique flet për Mbappen s...
Dita e fëmijëve, Haradinaj: Është detyrë e jona t’i mbrojmë ...
Fëmijë nga të gjitha komunitetet festojnë 1 qershorin në Pre...
Vdes në QKUK një 24-vjeçare pas një aksidenti të trafikut
UEFA publikon formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve, s...