SNHR njoftoi se të paktën 56 civilë, nga të cilët 19 fëmijë dhe 6 gra kanë humbur jetën nga sulmet e forcave të regjimit të Asadit dhe Rusisë në Zonën e Deeskalimit mes datave 30 tetor-15
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi në një raport se të paktën 56 civilë, nga të cilët 19 fëmijë dhe 6 gra kanë humbur jetën nga sulmet e forcave të regjimit të Asadit dhe Rusisë në Zonën e Deeskalimit mes datave 30 tetor-15 nëntor.
![]()
Sipas raportit në periudhën në fjalë nga sulmet e regjimit kanë humbur jetën 20 civilë, nga të cilët 6 fëmijë dhe 2 gra. Ndërsa nga sulmet ruse kanë humbur jetën 36 civilë, nga të cilët 13 fëmijë dhe 4 gra.
Ndërkohë në rajon janë shënjestruar 46 qendra civile (si shkolla, faltore, qendra shëndetësore, qendra të mbrojtjes civile), nga të cilët 34 janë kryer nga regjimi dhe 12 nga Rusia.
Më tej thuhet se në sulmet e regjimit janë vrarë një vullnetar i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) dhe një aktivist./AA
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...
Arbeloa habit me vendimin që mori pas fitores me Rayo Vallec...
Dallaveret me vota, kryesuesi i komisionit nga Malisheva nda...