Forcat e udhëhequra nga komandanti Khalifa Haftar në Libi pohuan të kenë marrë nga qeveria e mbështetur nga OKB kampin ushtarak Yarmuk në jug të kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të shkurtër, forcat e udhëhequra nga Haftar thanë se kanë vendosur kontroll mbi kampin Yarmuk, duke shtuar se janë duke përparuar drejt qendrës së Tripolit.
Forcat Haftarit që nga fundi i javës së kaluar kanë kryer një sulm ushtarak për marrjen e kontrollit mbi kryeqytetin nga qeveria e mbështetur nga OKB.
Kampi ushtarak Yarmuk ndodhet në zonën Ain Zara, e cila ka qenë skenë e përplasjeve mes forcave të Haftarit dhe forcave qeveritare.
Qeveria e mbështetur nga OKB nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë rreth pohimeve të forcave të Haftarit.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë