Forcat amerikane rrëzuan një dron të armatosur që fluturonte mbi Ambasadën e SHBA-së në Bagdad të hënën në mbrëmje, bëri të ditur një burim i sigurisë irakiane.
Sistemet e mbrojtjes qëlluan me raketa në ajër për të rrëzuar dronin, i cili ishte i ngarkuar me eksploziv, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti.
Ndaras nga kjo, të hënën, tre raketa shënjestruan bazën ajrore Ain al-Asad në provincën Al Anbar të Irakut perëndimor, ku gjithashtu gjenden trupat amerikane.
Paramilitarët shiitë të mbështetur nga Irani raportohet të jenë përgjegjës për shumicën e sulmeve kundër reparteve dhe objekteve të SHBA-së./AA/
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut