Komanda e forcave amerikane në Kore (USFK) bëri të ditur se Koreja e Veriut posedon raketa interkontinentale balistike Kwasong-15 (ICBM) që mund të mbërrijnë në cilën do pjesë të territorit të SHBA-ve.
Autoritetet e Koresë së Veriut tashmë disa vite pohojnë se posedojnë raketa që mund të kërcënojnë territorin e SHBA-ve, ndërsa njoftimi i USFK-së është pranimi i parë i këtij pohimi nga ana amerikane.
Forcat amerikane në Kore në njoftimin të cilin e transmeton agjencia koreano-jugore Yonhap, theksuan se raketat Hwasong-15 kanë rreze veprimi deri në 12.874 kilometra, gjegjësisht 8.000 milje.
Specifikimet e detajuara të raketës balistike me rreze të gjata të Koresë së Veriut janë botuar në botimin vjetor të forcave amerikane “2019 Strategic Digest”.
Ushtria e Koresë së Veriut lançimin e raketës ICBM e kreu në fund të nëntorit të vitit 2017.
Pheniani posedon edhe dy lloje të raketave balistike me rreze të gjata veprimi edhe atë Hwasong-13 me rreze deri në 5.500 kilometra dhe Hwasong-14 që mund të arrijë deri në 12.874 kilometra./AA
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...