Mediat ruse raportuan mbi lëvizjet e trupave amerikane në Siri për t’u konfrontuar me forcat ruse të stacionuara në vend.
Gazeta ushtarake ruse Moskovski Komsomoletz shkroi të dielën se komanda ushtarake amerikane në Siri ka lëshuar një urdhër mbi përgatitjet e forcave amerikane për luftë me Rusinë. Sipas raportit, një pjesë e manualit prej 68 faqesh të publikuara, trajton veçanërisht metodat ushtarake ruse të luftimit dhe mënyrat për kundërshtimin e strategjive ushtarake të Rusisë.
Gazeta ruse Nazavismaja Gazeta të dielën, duke iu referuar përpjekjeve të SHBA-së për të diskredituar qeverinë siriane në Kombet e Bashkuara, shkruan se njëkohësisht me këto përpjekje, forcat rebele të përkrahura nga Uashingtoni kanë filluar disa operacione kundër forcave qeveritare siriane në juglindje të Sirisë.
Zyrtarët e Moskës thanë të enjten se agjencitë e inteligjencës amerikane kanë bashkëpunuar me terroristët e Frontit al-Nusra në kryerjen e operacioneve të dështuara kundër forcave ruse dhe siriane në provincën e Idlibit.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja