Një avion luftarak rus i ka ndërprerë një avionit amerikan rrugën derisa po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe. Kjo ka ndodhur tri herë gjatë ditës së djeshme, sipas Flotës së Gjashtë Amerikane.
“Më 4 qershor 2019, dita e Bajramit, P-8A Poseidoni amerikan po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe kur iu ndërpre rruga nga një aeroplan rus SU-35 tri herë për 175 minuta,” ka thënë në deklaratë Flota e Gjashtë.
Ndërprerja e dytë nga tri të tjera “ishte përcaktuar si e pasigurt” shkaku se avioni rus “po fluturonte tepër shpejtë duke kaluar direkt para avionit amerikan” dhe kjo e kishte vënë në rrezik jetën e pilotëve.
Avionët amerikanë po i përmbaheshin standardeve ndërkombëtare dhe “nuk provokuan këtë aktivitet rus”, vazhdon më tej deklarata.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...