Fondacioni humanitar turk IHH po kërkon mënyra për të parandaluar zhdukjen masive të deveve në jug të Australisë, rajon i cili është prekur nga thatësira, ku konsumimi i ujit nga kafshët po kërcënon komunitetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv/kryetari i IHH-së, Serkan Nergis, tha se organizata e tij do të kontaktojë kolegët në Australi për të bërë ndonjë përpjekje që mund të bëhet për situatën.
Në rast të vrasjes masive të deveve, Nergis ofroi të përdorte mishin në dobi të personave në nevojë.
“Për shembull, mishi i tyre mund të shpërndahet tek nevojtarët. Shpresoj që të mund të fitojmë ndonjë rezultat”, shkroi ai në Twitter.
Mijëra deve në tokat Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (APY) në Australinë e Jugut planifikohet të vriten këtë javë nga snajperët nga helikopterët.
“Ekziston një presion ekstrem ndaj komuniteteve të largëta aborigjine në tokat APY dhe kullotat e tyre, pasi devetë kërkojnë ujë”, thuhet në një njoftim të autoriteteve nga APY.
“Me thatësirat në vazhdim e sipër dhe kongregacionet e mëdha të deveve që kërcënojnë të gjitha komunitetet kryesore dhe infrastrukturën në APY, është i nevojshëm kontrolli i menjëhershëm i deveve”, thuhet në njoftim.
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...