Një avion i kompanisë Delta Air Lines, që udhëtonte nga Salt Lake City drejt Amsterdamit, është devijuar pas përballjes me turbulenca të konsiderueshme gjatë fluturimit.
Si pasojë, 25 persona janë shtruar në spital për vlerësim mjekësor.
Fluturimi DL56, i operuar me avionin Airbus A330-900, u detyrua të devijonte për në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-Saint Paul, ku edhe u ul në mënyrë të sigurt.
Në bord ndodheshin 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë ekuipazhi.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e shërbimeve të emergjencës. Siguria është vlera jonë numër një”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë Delta.
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë