Donald Trump më në fund është përgjigjur ndaj rrjedhjes së informacionit dëmtues ndaj hetimit të sulmit në Mançester.
Presidenti ka thënë që rrjedhja e dëshmive nga amerikanët që kishte të bënte me shpërthimin në Mançester ishin “thellësisht shqetësuese” dhe u zotua se do t’i shkojë deri në fund kësaj pune, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se ka instruktuar Departamentin e Drejtësisë për të nisur një hetim të plotë në lidhje me publikimin e informacionit.
Trump nuk konfirmoi se rrjedhjet kishin ardhur nga SHBA, duke i quajtur ato vetëm “pretendime”. Por rrjedhjet janë supozuar të kenë ardhur nga shërbimet e inteligjencës së vendit, pasi ato u raportuan nga organizatat e lajmeve të SHBA-së.
Organizatat amerikane të lajmeve ishin të parat që raportuan emrin e sulmuesit dhe shumë detaje rreth viktimave, duke çuar në dënimin e rastit nga kryeministrja, sekretari i brendshëm dhe kryetari i bashkisë së Mançesterit./Arbresh.info
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail