E dashura e agresorit të Las Vegas që vrau 59 persona të dielën dhe plagosi 500 të tjerë tha se nuk ia kishte idenë për planin e partnerit të saj “të sjellshëm, të dashur e të qetë”.
Dëshmia e Marilou Danley erdhi disa orë pasi policia sugjeroi se Stephen Paddock po bënte një tjetër jetë sekrete.
Ata thanë se ai ndoshta kishte planifikuar edhe të arratisej në vend që të qëllonte veten për vdekje, por nuk u dhanë detaje të tjera, shkruan BBC.
Ende nuk dihet se pse ai hapi zjarr mbi turmën e njerëzve në një koncert të muzikës “country”, duke kryer masakrën e vrasjes masive më të madhe në historinë e SHBA-së të kohëve të fundit.
E dashura e Paddock u kthye me vullnet të plotë nga Filipinet në SHBA për të folur me FBI-në në lidhje me ngjarjen shokuese.
“Nuk ma merrte mendja kurrë që po planifikonte diçka të tillë. Nuk ishte treguar kurrë i dhunshëm,” tha ajo përpara autoriteteve amerikane.
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje