Partia opozitare e qendrës së djathtë e njohur si “Njerëz të Zakonshëm”, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Sllovaki.
Kjo parti arriti 25 për qind të votave, 53 vende në parlamentin me 150 vende në një lëvizje që e drejton shtetin në të djathtë, bëhet e ditur në rezultatet e lëshuara nga Zyra e Statistikave.
Sllovakia është e dominuar nga populistët socialdemokratë të së majtës SMER-SD, të udhëhequr nga ish-kryeministri Robert Fico, që nga viti 2006. Në zgjedhjet e vitit 2016, partia e majtë fitoi 28.3% të votave pasi bëri fushatë në kartën kundër refugjatëve.
Këtë herë, partia SMER-SD ishte në vendin e dytë me 18.3 për qind, duke fituar rreth 38 vende, ndërsa kryeministri aktual Peter Pellegrini e ka pranuar humbjen.
Që nga vrasja e gazetarit Jan Kuciak, para dy vitesh – i cili kishte hetuar keqpërdorimin e fondeve të BE-së në Sllovaki, mashtrimet e taksave dhe lidhjet e pretenduara midis zyrtarëve qeveritarë dhe mafies italiane – popullariteti i partisë ra.
Analistët politikë janë gëzuar fitores së jashtëzakonshme të partisë opozitare, ndërsa presin që të zgjedhurit e rinj të realizojnë ndryshimet e nevojshme. /Telegrafi/
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez