Finlanda ka ulur numrin e vizave të lëshuara për qytetarët rusë në një të dhjetën e shumës së rregullt, një vendim i shpallur në gusht që hyri në fuqi një ditë pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord për ta bërë më të vështirë për rusët marrjen e vizave.
Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë me Rusinë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, njoftoi vendimin në gusht mes presionit në rritje nga politikanët dhe qytetarët për të kufizuar lëvizjen e turistëve rusë nëpër vendin nordik.
“Është e rëndësishme që të tregojmë se në të njëjtën kohë kur ukrainasit po vuajnë, turizmi normal nuk duhet të vazhdojë punën si zakonisht”, tha ministri i jashtëm Pekka Haavisto gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në kryeqytetin çek, Pragë, të mërkurën./euronews.al/
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit