Roja Kufitare e Finlandës ka thënë të premten se dyshon se katër avionë luftarakë të Rusisë e kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit nordik më 10 qershor.
Të hënën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Finlandës tha se dyshonte se avionë luftarakë rusë e kishin shkelur hapësirën e saj ajrore për rreth dy minuta mëngjesin e së hënës.
“Derisa hetimi po vazhdon, është bërë del që, përveç një avioni rus të raportuar më herët, ka po ashtu arsye për të dyshuar se edhe tre avionë të tjerë shkaktuan shkelje territoriale”, tha të premten agjencia e rojës kufitare në një komunikatë.
Në komunikatën e saj thuhet se avionët rusë përbëheshin nga dy bombardues dhe dy avionë luftarakë.
Hera e fundit kur u konfirmua shkelja territoriale e Finlandës nga avionët luftarakë rusë ishte në gusht 2022, sipas Ministrisë./rel
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...
“Kokën lart, djema”, Kryetari i PDK-së i ngushëllon lojtarët...
Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror, mposhtet nga Turqia
Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerik...