Fëmijët e izoluar në shpellë, arrijnë të komunikojnë me prindërit

10:35 | 7 Korrik 2018

Djemtë tajlandezë të cilët janë bllokuar në një shpellë prej dy javësh kanë shkëmbyer letra emocionale me prindërit e tyre, për herë të parë.

Në letrat e tyre ata kanë shkruar- “Mos u shqetësoni, jemi të gjithë të fortë”, shkruajnë ata, në letrat e dërguara, ku përvecse u japin forcë familjeve, kërkojnë edhe ushqime, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info.

Edhe trajneri i djemve u është drejtuar familjeve të tyre, me fjalët: “Të dashur prindër, tani të gjithë ata janë mirë. Ekipi i shpëtimit po na trajton shumë mirë. Sinqerisht ju kërkoj falje të gjithëve. Ju premtoj se do t’i trajtoj fëmijët tuaj sa më mirë të mundem. Faleminderit për ndihmën tuaj”.

Trajneri 25-vjeçar po shoqëronte 12 futbollistët e rinj në një ekspeditë në një prej shpellave, ku edhe mbetën të bllokuar për shkak të rrjedhës së ujit, më datë 23 qershor.

Grupi u gjet në fillim të kësaj jave, nga zhytësit britanikë dhe po qëndrojnë mbi një shkëmb rreth 4 km larg grykës së shpellës. Minutë pas minutei, rriten shqetësimet për gjendjen shëndetësore të fëmijëve, pasi niveli i oksigjenit në këtë dhomë ka rënë në 15%, nga 21% që duhet të jetë niveli normal.

Situata pritet të rëndohet. Ushtria dhe ekipet e shpëtimit po hartojnë një plan të ri shpëtimi, pasi të dielën janë parashikuar shira të rrëmbyer, që rrisin kërcënimet për përmbytje brenda në shpellë./arbresh.info./

ข้อความจากทีมหมูป่าและโค้ช ฝากทีมนักดำน้ำต่างชาติ ออกมาจากเนินนมสาว เมื่อคืนวันที่ 6 กรกฎาคม 2561….ไม่ต้องเป็นห่วง…

Gepostet von Thai NavySEAL am Freitag, 6. Juli 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara