Shumë shtete tashmë kanë nisur vaksinimin anti-Covid me vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.
Të gjitha efektet anësore të regjistruara deri më tani janë vetëm regjistrime momentale të gjendjes së muajve të kaluar, kjo duhet thënë, megjithë euforinë për zhvillimin e shpejtë të virusit, transmeton portali arbresh.info
“Prandaj një lloj rreziku mbetet”, thotë drejtori i Institutit për Mikrobiologjinë Klinike, Imunologjinë dhe Higjienën në Klinikën Universitare në Erlangen, Christian Bogdan. “Se sa i lartë është ai, këtë mund ta kuptojmë në muajt e vitet e ardhshme”.
Sipas Bogdan fëmijët, shtatzënat apo gratë që janë në gjidhënie të mos e marrin vaksinën.
“Fëmijët nuk do t’i vaksinoja, thotë Bogdan, rreziku i tyre për të humbur jetën nga COVID-19 është gati zero. Për siguri edhe shtatzënat apo gratë që japin gji do ishte më mirë të mos vaksinoheshin, sipas të dhënave të deritanishme, thotë Bogdan./arbresh.info/
Raporti policor për incidentin me eskortën e Kurtit në Skend...
Haxhiu përkujton viktimat e Masakrës së Stagovës
Rubio: Ka shpresa për marrëveshje me Iranin, por taksa në Ho...
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Vushtri, arrestohet ...
QKUK jep detaje për gjendjen e të riut që u ther me thikë në...
Rama: E bllokojnë Skënderajn si në gjendje lufte, kurse Kurt...