Një fëmijë 12-vjeçar është në mesin e viktimave më të reja të koronavirusit në Britani.
Spitali i Fëmijëve në Sheffield konfirmoi që fëmija ka vdekur të hënën pasi u pranua në gjendje kritike, transmeton portali arbresh.info.
Spitali, që nuk konfirmoi moshën e fëmijës, tha që ishte testuar pozitiv për Covid-19, por që shkaktari i vdekjes nuk ishte përcaktuar ende.

Në një deklaratë, spitali tha: “Për fat të keq të hënën në 15 qershor, një fëmijë ndërroi jetë në Sheffield Children, pasi u dërgua në spital në një gjendje të rëndë.
“Përpjekjet për ta kthyer në jetë ishin të pasuksesshme.
“Shkaku i vdekjes nuk dihet ende. Testet kanë konfirmuar që fëmija kishte Covid-19, por ende nuk është e qartë nëse ai ishte një faktor kontribuues”./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës