Agjentët e FBI-së po kërkonin dokumente që kanë të bëjnë me armët bërthamore, gjatë një kontrolli në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida, raporton TheWashingtonPost.
Nuk dihet nëse dokumente të tilla janë gjetur në Palm Beach, ku ndodhet shtëpia e ish-presidentit amerikan, transmeton arbresh.info.
Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjyqtari të lëshojë një urdhër që autorizon kontrollin e shtëpisë së pushimit të Trumpit, në mënyrë që publiku të mund të mësojë më shumë rreth asaj që saktësisht po kërkojnë hetuesit në kontrollin e paprecedentë të shtëpisë së një ish-presidenti. Trump i quajti ngjarjet në Florida këtë javë si hakmarrje politike.
Ardhja e hetuesve në Florida është pjesë e një hetimi nëse Trump mori ilegalisht dokumentet nga Shtëpia e Bardhë kur la postin në janar të vitit 2021.
Prokurori i shtetit Merrick Garland tha se ai personalisht miratoi vendimin për të urdhëruar kontrollin./arbresh.info/
Krejt çka deklaroi Prokurori i Përgjithshëm për kontrollin e FBI’së në shtëpinë e Trumpit
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...