Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive po paralajmëron se më shumë “dhimbje dhe vuajtje” do të pasojnë ndërsa përsëri po shtohet numri i rasteve me COVID-19 mes thirrjeve të zyrtarëve që amerikanët e pavaksinuar të imunizohen.
Duke folur në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC, Dr. Anthony Fauci tha se nuk parashikon mbyllje të tjera në vend pasi beson se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë vaksinuar për të shmangur përsëritjen e situatës së dimrit të kaluar.
Por ai tha gjithashtu se nuk janë vaksinuar aq njerëz sa duhet për të “ndalur shpërthimin e infektimeve.”
Aktualisht, 58% e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht. Po të dielën, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Dr. Francis Collins, tha në rrjetin televiziv CNN se gjatë dy javëve të fundit vaksinimet janë rritur me rreth 56%.
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...