Eksperti amerikan për sëmundje infektuese, Anthony Fauci ka thënë se vendi “nuk është aspak në gjendje të mirë” më situatën e koronavirusit.
Gjatë një interviste për Good Morning America, Fauci tha se shkalla e përhapjes së koronavirusit në shoqëri duhet të jetë më e ulët derisa ne jemi duke shkuar drejt stinës se vjeshtës dhe dimrit kur moti në Amerikë është shumë më i ftohtë, transmeton arbresh.info
“Janë disa vende të cilat janë duke luftuar mirë koronavirusin, por ka edhe vende që janë duke shënuar rritje të lartë të rasteve e koronavirus dhe mbingarkesë në spitale. Shpresoj që jo, por mendoj se ne do të kemi edhe rritje të numrit të viktimave,” ka thënë Fauci.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar më shumë se 7 milionë raste me koronavirus dhe kanë regjistruar 200 mijë viktima, shkruan BBC./arbresh.info/
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj