Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se edhe personat që kanë pasur Covid-19 duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës.
“Ne aktualisht nuk kemi prova të mjaftueshme që provojnë të kundërtën,”shkroi Fauci në Twitter nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë.
Fauci gjithashtu theksoi se të gjithë ata që kanë pasur Covid-19 duhet të vaksinohen.
“Nëse keni pasur Covid-19, përsëri duhet të vaksinoheni. Meqenëse riinfektimi i është i pazakontë 90 ditë pas infektimit fillestar, mund ta shtyni vaksinimin deri në fund të asaj periudhe 90-ditore. Por vaksinimi duhet bërë, ” shtoi ai.
Kjo deklaratë vjen pasi një studim paraprak i postuar në internet tregoi se personat që ishin infektuar më parë me koronavirus, kishin tendencë të kishin nivele të antitrupave që ishin të barabarta me ose mbi ato të njerëzve që kishin marrë të dyja dozat, por që nuk ishin infektuar asnjëherë.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...