Homazhe nga e gjithë bota janë duke u bërë për nder të Mbretëreshës së muzikës, Aretha Franklin, e cila ka vdekur në moshën 76.

Legjenda e muzikës ka vdekur në shtëpinë e saj në Detroit, Michigan, në gjirin familjar dhe të shoqërisë.
Mirëpo fansat e yllit kanë vërejtur diçka të çuditshme në lidhje me vdekjen e vdekjen e saj.
Aretha Franklin ka vdekur më 16 Gusht – 41 vite pas vdekjes së Mbretit të Rock-ut Elvis Presley në Memphis, Tenesis në moshën 42 vjecare në vitin 1976.
Por këta nuk janë ikonat e vetme të muzikës që kanë ndërruar jetë në këtë datë.
Robert Johnson, krijuesi i zhanrit Blue ka ndërruar jetë në po këtë datë, në moshën 27.

Edhe lojtari më i famshëm i bejsbollit, Babe Ruth ka ndërruar jetë në këtë datë në moshën 53.
Fansat shpejt e kanë vërejtur këtë koincidencë. Adam J Lowy në Twitter kishte shkruar:

“Elvis Presley ‘Mbreti i Rock and Roll’ ka vdekur më 16 Gusht.”

“Babe Ruth ‘Sulltani i goditjeve të forta’ ka vdekur më 16 Gusht.”

“Aretha Franklin ‘Mbretëresha e muzikës’ ka vdekur më 16 Gusht.”
Ai shtoi se “Ne duhet të emërojmë datën 16 Gusht #LegendDay.”/arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...