
STAMBOLL (AA) - Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas (Ajasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) pas 87 viteve. ( Ahmet Bolat - Anadolu Agency )
Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas pas 87 viteve.
Namazi u drejtua nga kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbash.
Namazi u fal në kuadër të masave të anti-COVID brenda dhe jashtë xhamisë me pjesëmarrjen e qytetarëve.
Në kuadër të programit të organizuar në xhami u lexua Kur’ani Kerimi pas namazit të sabahut.
Sipas traditës, kreu i Diyanet-it, Erbash, në minber ku e lexoi hutben u ngjit me shpatë.
Në namazin e Bajramit në Ajasofja morën pjesë gjithashtu edhe kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Shentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Adil Karaismailoglu si dhe zyrtarë të tjerë, përcjell Klan Kosova.
Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.
Xhamia Ajasofja u ri hap për adhurim më 24 korrik 2020.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman