Njerëzit në shtetet evropiane si Franca, Belgjika, Gjermania dhe Britania e Madhe në masë të madhe mbivlerësojnë myslimanët që jetojnë nëpër vendet e tyre dhe sipas një sondazhi të fundit numri i tyre është në rritje.
Studimi i kryer nga Ipsos Mori që mat hendekun mes perceptimit publik dhe realitetit në 40 vende ka gjetur se francezët parashikojnë një numër në rritje të myslimanëve në vendin e tyre, transmeton arbresh.info.
Vlerësimi mesatar francez ishte se 31% e popullsisë ishte myslimane – pothuajse një në tre banorë. Sipas Pew Research në vitin 2010 popullsia myslimane në Francë qëndronte deri ne 7.5% ose një në 13 njerëz.
Megjithatë, francezët nuk janë të vetmit që kanë ide të gabuara. Të anketuarit në Itali, Gjermani dhe Belgjikë mendojë se një e pesta e popullsisë rezidente është myslimane, ndëra në realitet është ndryshe. Në Itali jetojnë 3.7% myslimanë dhe në Belgjikë 7%.
Por të tri vendet kanë gjasa për rritje përqindjesh të banorëve myslimanë deri në vitin 2020.
Vlerësimi mesatar i të anketuarve në Australi është se 12.5% e vendin është e populluar me myslimane, kurse shifra e vërtetë është vetëm 2.4%. /Arbresh.info
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...