Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se vendi i tij është gati të negociojë me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni i jep fund sanksioneve ekonomike.
Ndërkohë, krerët evropianë bën thirrje për bisedime, për t’i dhënë fund eskalimit në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe vendosën sanksione pasi administrata Trump tha se marrëveshja do t’i mundësojë Teheranit që të prodhojë një armë bërthamore për disa vjet.
Sanksionet kanë shkatërruar ekonominë iraniane. Në përgjigje, Teherani ka ndërmarrë hapa, për të pasuruar uraniumin përtej kufijve të imponuar nga kjo marrëveshje, duke shkaktuar më shumë kërcënime ndaj sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.
Britania, Franca dhe Gjermania kanë mbetur pjesë e marrëveshjes bërthamore, ashtu si Rusia dhe Kina.
Britania, Franca dhe Gjermania, më 14 korrik, u bënë thirrje “të gjitha palëve të përfshira, të ndalojnë përshkallëzimin dhe të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”.
“Ne besojmë se ka ardhur koha për të vepruar me përgjegjësi dhe për të kërkuar një rrugë për të ndaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe për të rifilluar dialogun”, tha deklarata./REL/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...