Kamionët kanë evakuuar civilët nga fshati i fundit në Siri që ende kontrollohet nga grupi Shteti Islamik (ISIS).
Gazetarët në vendin e ngjarjes kanë parë të paktën 15 automjete duke bartu burra, gra dhe fëmijë teksa largohen nga Baghuz, transmeton portali arbresh.info.
Aleanca e mbështetur nga SHBA-të Forcat Demokratike Siriane (SDF), që po rrethon zonën, tha se ende nuk dihet nëse kishte ndonjë luftëtarë të ISIS-it në mesin e pasagjerëve.
Megjithatë, grupi monitorues me bazë në Britani tha se beson që të gjithë civilët dhe militantët që ishin në Baghuz janë larguar.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut cituan burimet e tyre duke thënë se militantët janë pajtuar të dorëzohen pas negociatave të tejzgjatura me SDF.
Të martën, OKB shprehu shqetësim në lidhje me fatin e rreth 200 familjeve të raportuara të bllokuara në Baghuz.
Shefja e të drejtave të njeriut, Michelle Bachelet, tha se duket se janë duke u parandaluar në mënyrë aktive të largohen nga IS dhe vazhdojnë t’i nënshtrohen bombardimeve intensive nga SDF dhe forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA./Arbresh.info/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...