Televizioni shtetëror sirian ka thënë se evakuimet e rebelëve kanë rifilluar, duke i hapur rrugë qeverisë të rimarrë kontrollin në qytetin e shkatërruar nga lufta.
Thuhet se pesë autobusë kanë arritur në vendkalimin Ramouseh, pasi rebelët janë dorëzuar para luftëtarëve pro-qeveritarë, transmeton arbresh.info
Ekuipazhet e AP-së thonë se katër autobusë kanë arritur në fshatin perëndimor që mbahet nën kontrollë të rebelëve, duke shënuar evakuimin e parë të suksesshëm në mbi 24 orë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se ka 60 autobusë janë përgatitur për të evakuuar 3000 luftëtarë dhe civilë nga pikëmbështjetja e fundit e opozitës në qytet.
Kjo është kolona e fundit që do të largohet nga Aleppo para se qeveria të deklarojë rimarrjen e kontrollit të plotë në qytet për herë të parë pasi vendi mbahej kontrollohej nga rebelët që nga vitit 2012./Arbresh.info
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë