Vendet e NATO-s kanë arsye të forta për të mbështetur Afganistanin dhe do t’i përgjigjen thirrjes së Presidentit Trump për më shumë trupa dhe fonde, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.
“Është në interes të Europës, të aleatëve të NATO-s që të ndihmojnë në stabilizimin e Afganistanit”, tha ai gjatë një vizite në Kabul me sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve, Jim Mattis, transmeton portali arbresh.info
Trump e bëri të qartë muajin e kaluar se ai priste që NATO të rritë kontributin e saj në Afganistan, kur ai njoftoi një strategji të re kundër talibanëve dhe forcave tjera militante.
Megjithatë, Europa nuk ka shfaqur oreks të madh politik për t’u përfshirë në këtë situatë.
Stoltenberg tha se ndihma e NATO-s synonte të siguronte që Afganistani të mos bëhej “një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar”, por ai përsëriti se trupat e NATO-s nuk do të marrin rolin luftarak të cilin e përfunduan në vitin 2014./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...