Një tajfun i fuqishëm ka goditur Filipinet dhe Hong Kongun, kurse video të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë se si erërat e forta po shkatërrojnë gjithçka në këto vende.
Një nga këto video rrëqethëse është filmuar në Hong Kong, ku shihet se si erërat e forta shembin kranin gjigant që ishte i vendosur në katin e 22 të një ndërtese që po ndërtohej, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët se Hong Kongu pritet të goditet nga një tajfun edhe më i fuqishëm në ditët në vijim.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur krani gjigant fillon të lëkundet dhe në një moment shembet sikur të ishte i ndërtuar prej letre. /Telegrafi/
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona