Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, arriti të shtunën në provincën lindore, Elazig, e cila u godit rëndë nga një tërmet prej 6.8 shkallësh të Rihterit, me ç’rast vdiqën 22 persona.
Kreu i shtetit turk e anuloi pjesëmarrjen në një konventë ndërkombëtare për ekonominë, e cila po mbahet në Stamboll.
Tërmeti prej 6.8 shkallësh u regjistrua rreth orës 8 e 55 minuta të mbrëmjes së të premtes sipas kohës lokale. Dridhjet ishin aq të fuqishme, saqë u ndien edhe në Siri, Iran dhe Liban.
Numri i viktimave deri më tash ka shkuar në 22, tha ministri i brendshëm, Suleyman Soylu.
Ekipet e shpëtimit arritën t’i shpëtojnë 39 persona nga rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të shembura, shkruan “Anadolu”.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...