Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se shteti i tij nuk do ta mbajë më i vetëm barrën e përkujdesjes për migrantët.
“Tashmë ka marrë fund epoka e sakrificave të njëanshme”, tha Erdogan, në një takim të partisë së tij, AKP, në Ankara.
“Qëkur Turqia hapi kufijtë, më shumë se 100 000 migrantë janë nisur për në Europë dhe ky numër, së shpejti, do të arrijë në një milion”, vazhdoi ai.
Mijëra migrantë kanë vërshuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në qytetin Edirne, pas njoftimit që bënë të premten zyrtarët turq se nuk do t’i ndalonin më migrantët e paligjshëm që të hynin në Europë.
Ankaraja është ankuar vazhdimisht se Europa ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj të marrëveshjes BE-Turqi për refugjatët, në vitin 2016, me të cilën duhej të ndihmoheshin migrantët dhe të frenohej fluksi i mëtejshëm i tyre.//ATSH
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...