Komuniteti ndërkombëtar duhet mbështesë përpjekjet e vendit tonë ose të fillojë të pranojnë refugjatët nga Siria, deklaroi presidenti turk Recep Tayip Erdogan në një editorial të botuar në gazetën ”Wall Street Journal”, ku tregon edhe arsyet mbi ofensivën ushtarake kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.
“Turqia po ndërhyn ku të tjerët nuk kanë arritur të veprojnë “, është titulli i zgjedhur nga Erdogan në shkrimin për gazetën amerikane.
“Refugjatët sirianë, dhuna dhe paqëndrueshmëria na ka shtyrë deri në kufijtë e tolerancës sonë”, shkruan Erdogan, i cili kujton angazhimin e vendit të tij në pritjen e 3,6 milionë refugjatëve sirianë.
Ai thotë se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për t’u ofruar atyre arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim.
Megjithatë, Erdogan insiston se “pa mbështetje financiare ndërkombëtare ne nuk mund të parandalojmë që refugjatët të shkojnë në Perëndim”./alsat/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...