Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të martën do të presë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur zyra e Presidentit.
Presidenti i Turqisë pritet të vizitojë Beogradin me 10 tetor, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Vuçiç theksoi se vizita e Erdoganit do të jetë një konfirmim i miqësisë së madhe mes dy kombeve dhe ka shprehur mirënjohjen ndaj kompanive turke që kanë investuar në Serbi.
“Vendi ynë ka miqësi të sinqertë më popullin turk dhe sot ne kemi rastin të fillojmë një proces të ri në marrëdhëniet tona”, tha Vuçiç.
Gjatë takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit të Turqisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Erdogan pati theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë janë shumë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...