Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ndarë shpresat e tij që vendi të kapërcejë “këto ditë të vështira” në një mesazh në Twitter.
Mesazhi u shpërnda së bashku me një imazh të liderit turk duke përqafuar një grua në skenën e zonës së tërmetit, Erdogan tha: “Ne jemi një komb që beson se me çdo vështirësi ka një lehtësi. Shpresoj t’i kalojmë këto ditë të vështira me një zemër dhe një dore”.
Dje, Erdogan e përshkroi tërmetin e fuqishëm që shkatërroi pjesë të Turqisë juglindore si “një nga fatkeqësitë më të mëdha me të cilat është përballur kombi ynë në historinë e tij”.
Duke vizituar provincën Adiyaman të premten, Erdogan tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë derisa askush të mos mbetet i bllokuar nën rrënoja.

“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C