Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpreson të organizojë një takim midis udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të Rusisë “në një të ardhme jo shumë të largët”, shkruan BBC.
Erdogan ka kërkuar të luajë rolin e paqebërësit që nga shpërthimi i konfliktit. Duke folur pas një takimi të kabinetit, ai tha se shpresonte të organizonte një samit midis liderëve “për të zgjidhur plotësisht këtë krizë”.
Si Kievi ashtu edhe Moska kanë hedhur poshtë çdo perspektivë për një takim midis Putinit dhe Zelenskit në javët e fundit. Ditën e djeshme, përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha për Financial Times se një samit i tillë nuk ka gjasa të ndodhë.
Dhe Zelensky gjithashtu hodhi poshtë mundësinë javën e kaluar gjatë një takimi me Erdogan, duke i thënë liderit turk se ishte “shumë i befasuar” kur dëgjoi se Moska ishte “gati për një lloj paqeje”.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...